Barbora Krejcikova fiton një tjetër Grand Slam, shpallet kampion në Wimbledon

Teniserja, Barbora Krejcikova është fituese e Grand Slamit më të madh në sportin e tenistit, Wimbledonit.
Vajza nga Republika e Çekisë shënoi fitore 2:1 (6-2, 2-6, 6-4) me sete ndaj italianës, Jasmine Paolini, shkruan Indeksonline
Kjo ishte hera e parë që Krejcikova fiton çmimin e Wimbledonit. Kurse në vitin 2021 e kishte fituar French Openin.
Në anën tjetër, Jasmine Paolini humbi finalen e dytë me radhë në Grand Slam. Muaj më parë kishte humbur në finalen e madhe të French Openit, duke mbetur kështu pa ndonjë titull të madh në karrierë./Indeksonline/