75 Mall Live Search
19:42 / E Diele, 14 Korrik 2024 / G T

Arbër Zeneli, një gol dhe dy asiste në fitoren e Elfsborg-ut

Skuadra e Elfsborg shënoi fitore 5:3 ndaj Hacken në ndeshjen e vlefshme për raundin e 14-të në futbollin suedez.

Gol në këtë ndeshje shënoi edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli. Madje Zeneli bëri edhe dy asiste, shkruan Indeksonline

Përveç Arbërit, një asist në këtë takim e bëri edhe vëllai i tij, Besforti – te goli i shënuar nga bashkëlojtari i tij, Holmen.

Kujtojmë që dyshja vëllazërore po luajnë për mrekulli me fanëllën e Elfsborgut gjatë këtij sezoni 2024./Indeksonline/