75 Mall Live Search
20:27 / E Diele, 14 Korrik 2024 / G T

Thaqi dhe Korenica debutojnë me fitore në futbollin rumun

Skuadra e CFR Cluj e ka nisur sezonin e ri me fitore 3:2 ndaj Dinamo Bucurestit në elitën e futbollit rumun.

Në këtë takim debutuan dyshja e Kombëtares së Kosovës, Armend Thaqi dhe Meriton Korenica, shkruan Indeksonline

Thaqi luajti vetëm pjesën e parë, kurse Korenica u inkuadrua në lojë në minutën e 69’të.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti ishte në stol, por nuk mori asnjë minutë.

Kujtojmë që te Dinamo Bucuresti, luajti edhe sulmuesi tjetër kosovar, Astrit Selmani./Indeksonline/