75 Mall Live Search
21:06 / E Diele, 14 Korrik 2024 / FR

Identifikohet personi që u vra në mitingun e Trump, vdiq teksa tentoi të mbronte familjen

Personi që mbeti i vrarë në mitignun e Donald Trump në Pensilvani është identifikuar si Corey Comperatore, 50 vjeç, një ish-zjarrfikës.

Identiteti i burrit u zbulua nga vëllai i tij në një postim në Facebook. “Tubimi i Trump i mori jetën vëllait tim,” shkroi Dawn Comperatore Schafer.

Comperatore ishte një nga mijëra njerëz që ndoqën mitingun në Butler. Ai vdiq duke u përpjekur të mbronte familjen e tij, sipas guvernatorit të Pensilvanisë Josh Shapiro.

Dy persona të tjerë u plagosën rëndë në atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Trump shprehu ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre në një postim në TruthSocial.

Autoritetet e kanë identifikuar të armatosurin në sulmin e së shtunës si Thomas Matthew Crooks, i cili u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret pas të shtënave.