75 Mall Live Search
14:49 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / AR

Bebe Rexha konfirmon ardhjen në Kosovë, i fton fansat t’i blejnë biletat e “Sunny Hill”-it

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka konfirmuar ardhjen në Kosovë. Arsyeja e vizitës së saj është festivali gjigant “Sunny Hill”.

Ajo u ka bërë thirrje adhuruesve të saj që të blejnë biletat për koncert, duke theksuar se performanca e saj do të jetë, më 25 korrik.

“Kosovë unë po vij për ty, më 25 korrik. Shkoni dhe merrni biletat te Sunny Hill Festival“, ka shkruar artistja./Indeksonline/