75 Mall Live Search
14:57 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / L K

Ramosaj me ofertë të veçantë për diasporën: Dy orët e para të ditës kafen e mëngjesit me mërgimtarët!

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ua ka hapur zemrën diasporës. I pari i komunës ka publikuar edhe agjendën në respekt të mërgimtarëve.

Ndër të tjera Ramosaj ka bërë të ditur se nga 25 korriku deri më 5 gusht, nga ora 8:00 deri në orën 10:00 do të ndajë kohën për kafen e mëngjesit me mërgimtarët.

“Të dashur bashkatdhetarë, mirë se vini në vendlindjen tuaj!
Kam kënaqësinë e veçantë që si kryetar komune të jem me ju dhe në dispozicionin tuaj gjatë këtyre ditëve.
Andaj ju ftoj në zyrën time për kafen e mëngjesit, nga 25 korriku deri më 5 gusht, nga ora 8:00 deri në orën 10:00, të takohemi e bashkëbisedojmë për gjitha temat që ju preokupojnë, për idetë tuaja, për zhvillimin e Deçanit apo për tema të lira të cilësdo natyrë.
Të gjitha intsitucionet që veprojnë në Komunën e Deçanit do të jenë në dizpozicionin tuaj me gatishmëri të shtuar, gjatë gjithë qëndrimit tuaj në vendlindje!
Gjatë këtyre ditëve Komuna e Deçanit do të organizojë aktivitete të ndryshme për nder dhe respekt ndaj jush.

  • Me datë 23 korrik, nga ora 10:00 organizohet debat publik me bashkatdhetarë për Planin Zhvillimor Komunal;
  • Me datë 3 gusht, organizohet takim mikpritës për bashkatdhetarët te kompleksi turistik “Fetnete Ramosaj”;
  • Me datë 6 gusht, do të bëhet zbulimi i shtatores së heroinës Fetnete Ramosaj, te Kompleksi Turistik (te Podi i Gështenjave).
    Jemi falënderues për kontributin tuaj për vendin, në veçanti për qytetin e Deçanit dhe ju urojm qëndrim të këndshëm në vendlindje, pranë më të dashurve tuaj”, shkruan Ramosaj në njoftim./Indeksonline/