75 Mall Live Search
16:05 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / Gj. Sh

Disa orë pasi u shpall Kampion i Evropës, Morata arrin marrëveshje me skuadrën e re

Skuadra italiane, Milan ka vendosur ta transferojë lojtarin e Atletico Madridit, Alvaro Morata.

Milan është gati të informojë Atletico Madrid se do ta paguaje klauzolën e lirimit prej 13 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin tani.

31 vjecari ka rënë dakord verbalisht, me marrëveshje katër vjeçare duke u larguar kështu nga ekipi spanjoll.

Kanë mbetur të bëhen vetëm edhe tekstet mjekësore dhe Milan është afër ta bëjë një nga transferet me të mëdha në këtë sezon. /IndeksOnline/