75 Mall Live Search
16:58 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / Gj. Sh

“Është më i miri”, De la Fuente: Ju lutem, jepjani Topin e Artë

Luis De la Fuente nuk ka dilema në lidhje me fituesin e Topit të Artë 2024. Dhe sigurisht që trajneri i Spanjës preferon një nga lojtarët e tij.

Pasi i vlerësoi të gjithë për suksesin e jashtëzakonshëm në Gjermani 2024, 63-vjeçari zgjedh Rodrin si personin të cilit duhet t’i dhurohet çmimi prestigjioz.

Rodri duhet të jetë fituesi i Topit të Artë. Jepjani atij, ju lutem! Ai është thjesht futbollisti më i mirë në botë”, shprehet i bindur tekniku i Spanjës.

Mesfushori i Manchester Cityt, “truri” i lojës së iberikëve dhe skuadrës angleze, u shpall më i miri i Euro 2024.

Kompeticion ku spanjollët e De la Fuentes siguruan Europianin e katërt në histori.