75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 16 Korrik 2024 / S Z

Arrestohet babai, e rrahu vajzën e bëri për spital

Një burrë është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi që e kishte sulmuar vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Fushë-Kosovë / 15.07.2024 – 19:25. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/