75 Mall Live Search
10:25 / E Martë, 16 Korrik 2024 / S Z

Osmani: Mbi 17 mijë familje në Prishtinë, do të faturohen me konsum e jo me metra katrorë

“Termokosi” ka njoftuar sot se për mbi 17,000 familje të Prishtinës, ky është viti i parë që do të faturohen me konsum e jo me metra katrorë.

”E dimë se mund të ketë ankesa, mund të ketë edhe probleme teknike, por ekipet tona profesionale do të përpiqen t’i zgjidhin ato sa më parë”, ka thënë kryeshefi i “Termokos”-it, Fisnik Osmani.

Përmes kësaj videoje, Osmani u ka apeluar qytetarëve që të kursejnë këtë dimër që po vjenë.

”Kurseni ngrohjen kur nuk jeni në shtëpi, apo kur nuk keni nevojë për të. Kurseni që të paguani më pak se që keni paguar”, thuhet në njoftim.