75 Mall Live Search
15:43 / E Martë, 16 Korrik 2024 / S Z

Vazhdon subvencionimi i sistemeve diellore termike për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se subvencionimi i sistemeve diellore termike për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme me mbështetje nga Bashkimi Evropian, po vazhdon.

Vlera e subvencionit: 40% të vlerës investive, deri në 300€ për m² të panelit dhe jo më shumë se 4,000€ në total.

Bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen 200 € më shumë në total, për biznes.Afati për aplikim është deri më 31 gusht 2024.

Detajet rreth thirrjes mund t’i gjeni në linkun: https://tinyurl.com/ThirrjaNMVM-DielloreTermike

Aplikimi bëhet përmes platformës ekosova në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32