75 Mall Live Search
20:12 / E Martë, 16 Korrik 2024 / MSH

Meriton Ismaili bëhet me skuadër të re

Meriton Ismaili ka përfunduar rrugëtimin e tij te KB Peja.

Sulmuesi që luan edhe për Kombëtaren, i është bashkuar KB Bashkimit, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ekipi nga Prizreni.

“Zyrtare: Meriton Ismaili “portokall e zi”

Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me reprezentuesin e Kosovës, Meriton Ismaili.

Mirë se vjen në shtëpinë tonë, Meriton!” thuhet në njoftimin e ekipit.

Meritoni ka një mesatare prej 6.3 pikësh për ndeshje./Indeksonline/