75 Mall Live Search
08:04 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / MSH

“King’s Speech”/ Mbreti Charlesit mban fjalim në Parlamentin britanik

Mbreti Charles do të mbajë sot një fjalim.

Prijësi i Mbretërisë së Bashkuar do të mbajë fjalim me rëndësi për disa pika të qeverisjes.

Përmes tij, qeveria pritet t’i miratojë disa ligje, përfshirë masa financiare, taksat, si edhe çështje të tjera, shkruan Indeksonline.

Ky do të jetë fjalimi i parë që mbreti Charles mban në parlamentin e ri, të dalë nga zgjedhjet që u mbajtën gati dy javë më parë.

Përmbajtja e fjalimit të mbretit mbahet mjaft e fshehtë. Por BBC-i tashmë ka kuptuar disa nga ato që pritet të jenë në rendin e ditës së sotme.

Sipas BBC-së, do të ketë një projektligj për t’i kthyer hekurudhat në pronësi publike me kalimin e kohës. Një tjetër do të merret me autobusët.

Do të ketë një projekt-ligj për të ndryshuar sistemin e planifikimit për projektet e mëdha të infrastrukturës dhe shtëpitë e reja dhe ka të ngjarë të ketë një “Ligji të devolucionit anglez” për të transferuar disa kompetenca në zonat lokale.

Në përgjithësi, qeveria thotë se qëllimi i ligjeve në këtë fjalim të mbretit është përmirësimi i standardeve të jetesës për njerëzit që punojnë përmes rritjes ekonomike.