75 Mall Live Search
20:55 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / Gj. Sh

Frika pas largimit të Mbappes, PSG arrin marrëveshje me Hakimin për vazhdimin e kontratës

Skuadra e PSG nuk dëshiron të përsëritet historia e Kylian Mbappes.

25-vjeçri i cili nuk vazhdoi kontratën me klubin francez, të marten është prezantuar si futbollist i ri i Real Madridit, para 85 mijë tifozëve të Pranishëm në stadiumin ”Santiago Bernabeu”, shkruan IndeksOnline.

Pas largimit të Mbappes, PSG nuk dëshiron ikjen edhe të një tjetër futbollisti cilësor.

Sipas asaj që raporton ”RMC Sport”, PSG ka arritur marrëveshje me futbollistin Achraf Hakimi për vazhdimin e kontratës, e cila ende nuk është bërë zyrtare.

Hakimi fillimisht do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2024 me kombëtaren e Marokut, e pastaj të nënshkruaj kontratën e re me PSG-në.

Mbrojtësi maroken është gjithashtu në radarin e Realit, të cilët dëshirojnë ta rikthejnë në skuadër.

25-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri më 30 qershor 2026./IndeksOnline/