Paraqitje fantastike nga Egnatia ndaj Borac, kualifikimi vendoset në vazhdime

Skuadra shqiptare, Egnatia ka mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e dytë e cila po zhvillohet në stadiumin ”Elbasan Arena”, Egnatia e ka mbyllur kohën e rregullt me fitore 2-1, duke dërguar ndeshjen në vazhdime, shkruan IndeksOnline.
SSkuadra nga Rogozhina kaloi e para në epërsi me golin e Melih Ibrahimoglu, në minutën e 17-të.
Jovo Lukic barazoi shifrat në minutën e 30-të. Skuadrat shkuan në pushim me barazim 1-1.
Heroi i Egnatias ishte sulmuesi nga Bregu i Fildisht, Lorougnon Doukouo, i cili riktheu epërsinë në minutën e 82-të, gol ky i cili e dërgoi ndeshjen në vazhdime./IndeksOnline/