75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / L K

FBI-ja tregon se çfarë u gjet në shtëpinë e atentatorit të Trumpit

Shtëpia e Thomas Matthew Crooks, atentatorit të Donald Trump është kontrolluar në detaje nga FBI. Dy telefona celularë dhe një laptop janë gjetur si mjete personale të Crooks. Në historinë e tij të kërkimit ai kërkoi fotografi të Trump dhe Biden.

Ai shikoi gjithashtu datat e paraqitjeve të Trump dhe Konventën Kombëtare Demokratike. Crooks kishte kërkuar në Google edhe për tema që lidhen me shëndetin mendor, shkruan Indeksonline.

Deri më tani nuk ka asnjë tregues se Crooks, i cili ishte regjistruar si votues republikan, kishte pikëpamje të forta politike partiake.

Oficerët e policisë e kishin identifikuar autorin si të dyshuar rreth një orë para të shtënave, por më pas i humbën gjurmët.

Ai kishte një matës distancash dhe një çantë shpine me vete./Indeksonline/