Një polic i vrarë dhe një i plagosur/ Xhandarmëria serbe blindon Loznicën në kërkim të Artan Hajrizit

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe kanë mbërritur në Loznicë në vendin ku mbrëmë pas mesnate është vrarë një polic dhe një tjetër është plagosur.
Autori i kësaj ngjarjeje ka ikur në drejtim të panjohur e që sipas mediave serbe ai është Artan Hajrizi, vëlla i Faton Hajrizit të arratisur nga burgu i Smrekonicës, më 7 korrik të këtij muaji.
Policia serbe ka ngritur nivelin e lartë të sigurisë në Lozinicë ku ka blinduar pothuajse të gjitha rrugët e kësaj zone në kërkim të autorit të ngjarjes./IndeksOnline/