Nis rinovimi në palestrën e sportit në Shtime, mbi 400 mijë euro investime

Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar se kanë nisur punimet rinovuese në palestrën e sportit në qytetin e Shtimes.
Vlera e investime është mbi 400 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
”Kanë nisur punimet rinovuese në palestrën e sportit në qytetin e Shtimes. Përmes këtij investimi në vlerë mbi 400 mijë euro synojmë të ofrojmë kushte moderne për sportistët e sportistet e kësaj komune. Vazhdojmë me punë të mira për konsolidimin e infrastrukturës sportive në gjithë vendin.”, ka shkruar Çeku./IndeksOnline/