75 Mall Live Search
19:14 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / Gj. Sh

Shkëlqeu në Euro, Mikautadze bëhet me skuadër të re

Georges Mikautadze është zyrtarizuar si futbollist i ri i Olympic Lyon.

Futbollisti gjeorgjian, i cili vitin e kaluar ishte i huazuar te Ajax, është shitur përfundimisht te skuadra e Lyonit, shkruan IndeksOnline.

Mikautadze ka nënshkruar kontratë katër vje☼are, e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Skuadra e Metz ka përfituar 18.5 milionë euro, dhe bonuset të cilat mund të arrijnë deri në 4.5 milionë.

23-vjeçari ka pasur paraqitje fantastike për kombëtaren e Gjeorgjisë në Kampionatin Evropian, duke arritur në raundin e 16-tës së finales, ku shënoi tre gola në katër ndeshje./IndeksOnline/