75 Mall Live Search
08:43 / E Premte, 19 Korrik 2024 / L K

Prokuroria me aksion në Prishtinë, cak fajdexhinjtë, arrestohen 4 persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka  realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së.

Nga ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj atyre do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore.

Lidhur me  zhvillimet e tjera do t’iu njoftojmë në vazhdimësi.