75 Mall Live Search
08:58 / E Premte, 19 Korrik 2024 / L K

Arrestohet një person në Obiliq, i gjenden 37.8 gramë substancë narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestuar një person në Obiliq, pasi gjatë kontrollit i është gjetur 37.8 gram substancë narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar  është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 37.8 gramë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.