75 Mall Live Search
13:40 / E Premte, 19 Korrik 2024 / S Z

Macroni takohet me Vuçiqin, kërkon themelimin e Asociacionit…

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kështu thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga pallati presidencial Elysee i Francës, ku njoftohet për një takim që kreu i shtetit francez ka zhvilluar me homologun e tij serb, Alleksandar Vuçiq, në margjina të Samitit të 4-të të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur më 18 korrik në Blenheim, Mbretëri e Bashkuar.

Në komunikatë thuhet se Macroni ia ka shprehur Vuçiqit mbështetjen e plotë për integrimin e Serbisë në BE.

“Ai theksoi përkushtimin e tij në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar evropian dhe kërkoi zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Në këtë kontekst, presidenti i republikës theksoi rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Elysees.

Në fund, presidenti Macron ritheksoi përkushtimin e Francës për marrëveshjen e Dejtonit dhe unitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës.