Nga terreni në Unazën e brendshme të Kryeqytetit!

Rruga të cilën sot po e asfaltojmë është pjesë e Unazës së brendshme të Kryeqytetit. Ajo lidhë rrethin e Arbërisë me atë të Lakrishtës.
Faza e parë e këtij projekti është 763 m dhe lidhë rrugët nga Rokuzina në drejtim të rrugës “Nora e Hotit”.
Në këtë projekt janë të përfshira gjitha instalimet nëntokësore si dhe do të ketë shtegun e biciklistëve, trotuarin, gjelbrimin, ulëset, ndriqimin e shenjëzimin. Ky është një projekt i kompletuar në tërësi.
Me përfundimin e këtij projekti do të mundësohet qarkullimi i lehtësuar njëkahor i komunikacionit në këtë Unazë të brendshme të Kryeqytetit.
Vazhdojmë! 🚧 LDK për infrastrukturë!
Posted by Lumir Abdixhiku on Saturday, July 20, 2024