75 Mall Live Search
23:00 / E Shtunë, 20 Korrik 2024 / MSH

LDK në Ferizaj reagon pas gjuhës së faqes zyrtare të Komunës: Mos u çuditni që ju quajnë “të mjerë”

LDK në Ferizaj ka reaguar në lidhje më postimin e fundit, që faqja zyrtare e Komunës së Ferizajt ka bërë në Facebook.

Ata kanë thënë që qytetarët të mos habiten me gjuhën e degraduar të pushtetit komunal të Ferizajt.

Krejt kjo për fondet e ndara për festivalin “Në vendlindje, festojmë”.

Ku sipas LDK-së janë ndarë 390 mijë euro dhe agjenda e organizimit dhe aktivitetet janë ende të qarta

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë që me të drejtë keni shprehur shqetësim për koston e festivalit “Në vendlindje, festojmë”, mos u habisni me gjuhën e degraduar të pushtetit komunal të Ferizajit. Ata edhe munden që përmes faqes zyrtare të komunës të ju quajnë edhe “të mjerë”, por kjo s’i ndryshon faktet.

Po bëhet fjalë për 390 mijë euro që komuna i ka ndarë për këte festival, agjenda e organizimit dhe aktivitetet nuk kanë qenë e nuk janë të qarta. Ndërkohë që flasim për një pushtet që ka paguar gjithashtu mijëra euro për asfaltim rrugësh, të cilat kanë mbetur sot e asaj dite në zhavor. Edhe reagimet lidhur me këtë janë quajtur shpifje, por sot po heton Prokuroria.

Pa dyshim që jemi tejmase pro financimit të ngjarjeve kulturore, e veçmas kur organizimet e tilla bëhen për diasporën. Por e dënojmë ashpër çdo keqpërdorim apo tendencë keqpërdorimi, e aq më tepër kur ka tentativë që kjo të bëhet në emër të mërgatës sonë.