Dyshohet për kontrabandim me emigrantë, shtetasja e huaj arrestohet në Prishtinë

Një shtetase e huaj është arrestuar të dielën në Prishtinë, e dyshuar për kontrabandim me emigrantë.
Policia ka njoftuar të hënën se gjatë kontrollit të dokumenteve, dyshohet se “e ka sjell një person që më pas ka kërkuar azil”.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.