75 Mall Live Search
13:19 / E Hënë, 22 Korrik 2024 / L K

Kurti: Tërheqja e Bidenit, fundi i një epoke

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se tërheqja e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nga gara për rizgjedhje, shënon “fundin e një epoke”.

Me anë të një postimi në X, ai tha se Kosova është një vend më i mirë dhe më i sigurt falë kontributeve të tij.

“Per dekada, presidenti amerikan Joe Biden ka qenë një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës dhe avokatët më të palodhur. Njoftimi i presidentit Biden shënon fundin e një epoke. Bota, veçanërisht Kosova — është një vend më i mirë dhe më i sigurt për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme. Për këtë, ne do të jemi gjithmonë mirënjohës.”, ka shkruar Kurti.