75 Mall Live Search
09:06 / E Martë, 23 Korrik 2024 / A. M.

Shifër alarmante, 91 aksidente vetëm dje në rrugët e Kosovës

Polica e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.

2 mijë e 213 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të hënës.

Ndërsa, policia ka raportuar se kanë ndodhur 91 aksidente trafiku, ku 26 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 65 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu të hënën policia ka arrestuar 21 persona, 14 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.