75 Mall Live Search
10:51 / E Martë, 23 Korrik 2024 / L K

Dallaveret me patenshoferë, arrestohet pronari i autoshkollës

Pronari i autoshkollës “Vosa” në Deçan, Denis Tafilaj, është i arrestuari tjetër në aksionin e sotëm të Krimeve Ekonomike në Pejë.

Tafilaj dyshohet se ka qenë i përfshirë në dallaveret për marrjen e patentshoferëve me “procedura të shpejta”.

Ai dyshohet se është i implikuar në dhënie ryshfeti bashkë me Qendrën rajonale të patentshoferëve në Pejë për marrjen e “shpejt” të lejes për ngasej (vozitje).

Në aksion herët në mëngjes është arrestuar edhe Ahmet Shala, përgjegjës i qendrës në Pejë./Indeksonline/