75 Mall Live Search
07:49 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / G T

Kampioni i Premier League zhvillon miqësoren e parë në Amerikë, mposhtet nga Celtic-u

Skuadra e Manchester Cityt ka zhvilluar një miqësore në Amerikë dhe pësoi humbje ndaj Celtic me rezultatin 3:4.

Një ndeshje  e mirë për tifozët që ishin të pranishëm në stadiumin “Kenan Memorial”, ku panë shtatë gola, shkruan Indeksonline

Në pjesën e parë, skuadra nga Skocia arriti të shënonte tri gola me anë të Kuhn (2) dhe Furuhashi.

Kurse një gol shënoi Bobb i Manchester Cityt, duke e mbyllur 45-minutëshin e parë me rezultatin 1:3.

Në pjesën e dytë, City shënoi dy gola të shpejt me anë të Perrona dhe Erling Haaland.

Por, golin e fitores për Celtic e shënoi Palma në minutën e 68’të.

Kjo ishte miqësorja e parë e Pep Guaridolas me Cityn gjatë përgatitjeve për edicionin e ri 2024/25. Pas katër ditësh, Manchester City do të luaj ndaj Milanit, kurse më 31 korrik ndaj Barcelonës./Indeksonline/