75 Mall Live Search
07:57 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / MSH

Komisioni hetimor për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore interviston 3 persona

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët do të mbajë mbledhjen e radhës.

Komisioni pritet të intervistojë Eranda Kumnova Baçin, nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Fadile Dylën, sekretare e përgjithshme e MAShTI-t, si dhe Avni Rexhën, ushtrues detyre të drejtorit të Departamentit të Arsimit Parauniversitar.

Mbledhja është njoftuar të nisë në orën 10:00./Indeksonline/