75 Mall Live Search
08:43 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / G T

Lëvizje fantastike në zonë, kështu shënoi mbrëmë Uran Bislimi ndaj Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces mbrëmë shënoi fitore 3:4 ndaj Luganos në Zvicër në ndeshjen e parë të play-offit në UEFA Champions League.

Gol, në këtë takim, shënoi edhe lojtari shqiptar, Uran Bislimi, shkruan Indeksonline

Bislimi shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 64-të, duke mposhtur portierin Livakovic me elegancë.

Tri gola në këtë ndeshje i realizoi sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko dhe ishte “njeriu i ndeshjes” me hat-trikun e tij.

Kujtojmë që kjo ishte fitorja e parë zyrtare e Jose Mourinhos si trajner i klubit turk./Indeksonline/