Aksident trafiku midis motoçikletës dhe kamionit në Prishtinë (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm midis një motoristi dhe kamioni, në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit, ka pësuar lëndime motoristi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ambulanca.
Policia e Kosovës në vazhdimësi u bën thirrje ngasësve të automjeteve për kujdes në komunikacion.