75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / MSH

Një tjetër çerdhe në Lipjan, Abdixhiku: Marrëzi të kalosh mandatin duke ndarë e përçarë, kur ke aq shumë punë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për ndërtimin e një çerdheje tjetër në Lipjan.

Adixhiku ka ndarë pamje të vizitës së kryetarit të komunës, Imri Ahmeti, në këtë çerdhe që është e pesta e ndërtuar, e që do të jetë shtëpi edukimi për 100 fëmijë.

“Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë! Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi. Në ‘Rrugën e re’ do të ndërtojmë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Mirëmëngjesi Kosovë

Në vend ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi!

Ndër tjerash, edhe ndërtimin e një çerdhe tjetër në Lipjan, e 5-ta tashmë! Shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës!

Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë! Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi.

Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtojmë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë.