75 Mall Live Search
12:27 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / MSH

Qeveria emëron bordin e drejtorëve të “Telekomit”

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka emëruar bordin e ri të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Telekomi i Kosovës”.

Kryeministri Kurti gjatë mbledhjes njoftoi se të emëruarit janë: Petrit Nahi- kryesues, Rrezarta Pllana- anëtare, Sajmie Thaçi- anëtare dhe Lindita Toçi- anëtare.

Kurti tha se nga 70 kandidatë, në listë të ngushtë kishin hyrë 29, ndërsa në listën përfundimtare 15 kandidatë.

Mandati i tyre në këtë ndërmarrje është trevjeçar.