Ndërron jetë infermiera 32 vjeçare nga Malisheva, u përfshi në një aksident trafiku

Si pasojë e një aksidenti rrugor në të cilën u përfshi gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë infermierja 32 vjeçara Mërgime Elshani.
E ndjera punontet si infermiere në fshatin Astrazup të Malishevës. Po ashtu mësohet se ajo ishte edhe shtatzanë.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe Sheremet Elezaj, zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, i cili tha se në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete dhe këmbësorja, tashmë e ndjerë.
I dyshuari që ka shkaktuar aksidentin, një 21-vjeçar është arrestuar dhe i njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor./Indeksonline/