Sa poshtë ka rënë Adnan Januzaj, ky është klubi i ri

Adnan Januzaj ka ndërruar përsëri skuadër.
Futbollisti nga Kosova, sezonin e ri do të luaj për Las Palmasin, shkruan IndeksOnline.
29-vjeçari është huazuar nga skuadra e Sevillas dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Las Palmasin, e vlefshme deri në qershor të 2025.
Januzaj në të kaluarën ka veshur fanellën e Manchester United, Borusia Dortmundit, Sunderlandit e Real Sociedadit.
Kujtojmë që ai ka refuzuar të luaj për Kosovën, duke u bashkuar me Belgjikën ku ishte ftuar edhe në Kampionatin Botëror të vitit 2024, por që nuk ka luajtur fare./IndeksOnline/