75 Mall Live Search
08:28 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / G T

Arsenali fiton në miqësoren e parë parasezonale

Skuadra e Arsenalit zhvilloi miqësoren e parë ndaj Bournemouthit në Amerikë.

Ndeshja pas 90 minutave u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, shkruan Indeksonline

Golat i shënuan: Vieira për “topçinjtë” dhe Semenyo për klubin e Bournemouthit.

Në penallti, Arsenali fitoi me shifrat 5:4, me lojtarët si: Odegaard, Zinchenko, Jorginho, Gabriel Jesus dhe Kiëior që shënuan nga 11-metërshat, kurse dështoi Trossard.

Miqësoren e radhës, Arsenali e zhvillon ndaj Manchester Unitedit, më 28 korrik./Indeksonline/