75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / MSH

Moska po u ofron qytetarëve 22 mijë dollarë, për të luftuar në Ukrainë

Autoritetet në Moskë janë duke u ofruar bonuse rekorde rekrutëve të rinj, për t’u bërë pjesë e invazionit rus në Ukrainë.

“Bakshishi” po vjen si politikë e re e Putinit, për të shtuar numrin e ushtarëve rusë.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin, prezantoi bonusin e nënshkrimit prej 1.9 milionë rublash, që kur përkthehen në dollarë , janë afro 22 mijë.

Oferta e prezantuar nga Sobyanin vlen për të gjithë banorët e qytetit, të cilët vendosin t’i bashkohen ushtrisë.

Kushdo që pranon ofertën do të fitonte deri në 5.2 milionë rubla (59,600 dollarë) në vitin e parë të shërbimit, shkruan CNN-i, transmeton Indeksonline.

Është vlerësuar se Rusia ka humbur 87 për qind të trupave tokësore si dhe dy të tretat e tankeve, që kur nisi luftën.

Putini ka urdhëruar ushtrinë e vendit të rrisë numrin e trupave me 170 mijë , gjë që do të çonte numrin e përgjithshëm të personelit ushtarak rus në më shumë se 2.2 milionë, përfshirë 1.32 milionë trupa, sipas një dekreti të publikuar nga Kremlini në dhjetor.