Sahiti viziton Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti, ka qëndruar sot për vizitë te Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.
Ajo ka thënë se programi për mbështetje të viktimave të dhunës në familje është kuptimplotë kur ofrohet infrastrukturë të denjë për ofrim të shërbimeve.
“Ky ishte edhe qëllimi i vizitës së sotme në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve (QMGF) në Prishtinë, ambient i cili do të renovohet në mënyrë që të ofrohet ambient miqësor për gratë, vajzat dhe femijët që strehohen aty” ka shkruar Sahiti.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
Programi për mbështetje të viktimave të dhunës në familje është një nga veprimet që kemi ndërmarrë drejt fuqizimit të tyre.
Por, ky program është kuptimplotë kur ofrojmë infrastrukturë të denjë dhe të duhur për ofrim të shërbimeve për ta.
Ky ishte edhe qëllimi i vizitës së sotme në Qendrën për Mbrotjen e Grave dhe Fëmijëve (QMGF) në Prishtinë, ambient i cili do të renovohet në menyrë që të ofrohet ambient miqësor për gratë, vajzat dhe femijët qê strehohen aty.
Falënderojmë Zana Hamiti – Asllani për bashkëpunimin tashmë disa vjeçar, për të cilin i jemi shumë mirënjohës.