Thiago Motta e nis keq me Juventusin, pëson humbje turpëruese nga Nurnbergu i Kloses

Thiago Motta ka debutuar me humbje si trajner i Juventusit.
“Zonja e Vjetër”, pësoi humbje turpëruese në ndeshjen miqësore ndaj skuadrë Nurnberg, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Nurnberg garon në Bundesligën 2, derisa trajner i tyre është legjenda gjermane, Miroslav Klose.
Jander, Forkel dhe Jarnisch ishin golashenues për skuadrën gjermane.
Në prononcimin pas ndeshjes, Thiago Motta u shpreh se skuadra e tij nuk arriti të kontrollonte ndeshjen. Duke theksuar se pret më shumë nga lojtarët./IndeksOnline/