75 Mall Live Search
23:05 / E Premte, 26 Korrik 2024 / Gj. Sh

Superkupa e Evropës/ Ky gjyqtar do ta ndaj drejtësin në ndeshjen Real Madrid – Atalanta

Komiteti i Gjyqtarëve në UEFA ka përzgjedhur arbitrin kryesor të finales së Superkupës së Europës 2024. Me trofeun e madh që do të diskutohet mes Realit të Madridit dhe Atalantës.

Fituesit e Champions League dhe të Europa League, do të matin forcat mes tyre në datën 14 gusht në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës, Poloni.

Kryesori i finales së kampionëve europianë, do të jetë zvicerani Sandro Scharer. 36-vjeçari helvet mban stemën e FIFA-s prej vitit 2015.

Scharer numëron 86 ndeshje ndërkombëtare deri tani. Reali mban rekordin në Superkupën e Europës me 5 triumfe, po aq sa Barcelona dhe Milani.

Ndërkohë, skuadra bergamaske, pjesë e së cilës është edhe kapiteni i kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, do të provojë për herë të parë emocionet e kësaj finaleje.