75 Mall Live Search
08:30 / E Shtunë, 27 Korrik 2024 / Gj. Sh

Sot bokson Donjeta Sadiku, garuesja e parë nga Kosova në Lojërat Olimpike

Të premten mbrëma edhe zyrtarisht kanë filluar Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Ceremonia hapëse u bë në një menyrë të veqantë, me 10500 sportistët që kanë parakaluar me rreth 850 varka në lumin Sena, shkruan IndeksOnline.

Mes tyre ishin edhe ekipi olimpik i Kosovës, me Nora e Akil Gjakova që mbanin flamurin olimpik.

Pëveq tyre, Kosova do të përfaqësohet edhe nga Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Loriana Kuka, Donjeta Sadiku, Gresa Bakraçi, Hana Beiqi dhe Adell Shaboviq.

Garuesja e parë nga Kosova që do të paraqitet në Lojqrat Olimpike është boksierja Donjeta Sadiku.

Ajo sot do të përballet në raundin e parë me Thamanya Somnuek nga Tajlanda, kategoria -60 kg, lufta e cila zhvillohet me fillim në ora 21:00./IndeksOnline/