75 Mall Live Search
11:35 / E Shtunë, 27 Korrik 2024 / FR

Abdixhiku: Beteja jonë nuk është shtypja e mediave, por e ardhmja e vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë filluar punimet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq.

Abdixhiku, u shprehë se beteja e tij nuk është shtypja e mediave e ss instalimi i ndarjes e përçarjes mes njerëzve tanë, duke u shprehur se ka pak kohë e shumë punë.

“Beteja jonë nuk është shtypja e mediave. As instalimi i ndarjes e përçarjes mes njerëzve tanë. Frustrimi popullor nuk është dhe s’ka qenë asnjëherë vlerë e popullit të Kosovës; prandaj përpjekjet e importuara për ngecje në urrejtje do t’i refuzojmë!

Kemi kohë pak, e aq shumë punë përpara!

Prandaj, pas çerdhes në Lipjan, vazhdojmë sot me punimet e mëdha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq. Shtim i hapësirave, shtim i kapaciteteve, shtim i shërbimeve – në mënyrë që kjo QKMF të ofrojë kujdes modern shëndetësor për secilin banorë në këtë qytet!

Sepse kemi punë.

Sepse Kosova ka aq shumë punë!

Sepse e ardhmja e jo përçarja, bën preokupimin tonë!”, ka thënë Abdixhiku në një postim në facebook.