75 Mall Live Search
12:47 / E Shtunë, 27 Korrik 2024 / A. M.

Policia konfiskon armë e fishekë në Zubin Potok e Zveçan

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë pa leje dhe fishekë në veri të vendit, konkretisht në Zubin Potok e Zveçan.

Në Zubin Potok, në fshatin Varage e Poshtme një person është arrestuar nën dyshimin se deri sa është ndaluar në një pikë statike nga policia, i është gjetur një armë me gjashtë fishekë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari policia ka gjetur 121 fishekë.Municioni është konfiskuar ndërsa rastet janë iniciuar si armëmbajtje pa leje.

Arma u gjet brenda veturës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.Kurse rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Kninska- Përkac”, në Zveçan.