Edhe në Graqanicë, nëna me të birin e rrahin babain

Një person ka raportuar në polici se sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe djali i tij.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Graqanicë / 27.07.2024 – 22:30. Ankuesi m/kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja f/kosovare dhe djali i tij m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa palët e dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.