75 Mall Live Search
11:03 / E Diele, 28 Korrik 2024 / Gj. Sh

Taylor Swift mban koncert në Gjermani, fansat e shikojnë edhe nga kodrat

Fansat e Taylor Swift u dyndën në kodrat e afërta për të shijuar një koncert në Mynih këtë fundjavë.

Pamjet e skenave të pabesueshme nga stadiumi u bënë virale në rrjetet sociale. Përkatësisht, Swift performoi në stadiumin Olimpik, i cili është i rrethuar nga një park te madh dhe disa kodra.

Fansat që nuk arritën të merrnin biletat për turin e shekullit u pozicionuan në kodra dhe shijuan të pashqetësuar koncertin.

Sipas mediave gjermane, dyshohet se kishte deri në 40,000 njerëz jashtë stadiumit. Brenda stadiumit ishin rreth 75 mijë persona.

@brechje_vdb

The amount of people outside the stadium blew my mind – Munich night 1 #taylorswift #theerastour #marjorie #concert #munich

♬ origineel geluid – Brechje