75 Mall Live Search
12:47 / E Diele, 28 Korrik 2024 / Gj. Sh

Distria me hapa të sigurtë drejt medaljes së artë, kalon në gjysëmfinale

Distria Krasniqi ka siguruar gjysëmfinalen në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Kampionia olimpike në çerekfinale e mposhti me IPPON xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo, në kategorinë -52kg, shkruan IndeksOnline.

Krasniqi në raundin e dytë mposhti me IPPON xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani.

Ajo është në kërkim tënjë tjetër medalje olimpike, pas asaj të artë në vitin 2021 në Tokyo./IndeksOnline/