75 Mall Live Search
08:47 / E Hënë, 29 Korrik 2024 / L K

Qiti me armë zjarri në një dasmë, arrestohet një person

Stacioni policor Kamenicë më 28.07.2024 ka pranuar informacion se gjatë një ahengu familjar si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person mashkull kosovar ka pësuar lëndime. Ai ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestar i lënduari ka lëndime të lehta trupore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar katërmbëdhjetë (14) gëzhoja të armës si dhe dy(2) armë zjarri të kalibrit 9mm, të cilat do të përdorën provë materiale për gjykatën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari i këtij rasti mashkull kosovar i vitit të lindjes 1971 është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.