75 Mall Live Search
14:10 / E Hënë, 29 Korrik 2024 / L K

Aksident tejet i rëndë në Rusi, treni del nga shinat, përmbysën vagonët (Pamje)

Rreth 100 udhëtarë dyshohet se janë lënduar të hënën, kur një tren ka dalë nga shinat në rajonin e Rusisë Jugore, Volgograd, raportuan agjencitë e lajmeve ruse.

Agjencia e lajmeve “Interfax” ka raportuar se tetë vagonë dolën nga shinat.

Ministria e Emergjencës ka bërë të ditur se ekipet mjekësore janë në vendngjarje, duke shtuar se janë angazhuar edhe 324 punonjës të emergjencës.

Treni po udhëtonte nga Kazani në Adler në Detin e Zi.

Tetë vagonë kanë dalë nga shinat dhe bëhet e ditur se ka edhe viktima.