75 Mall Live Search
18:56 / E Martë, 30 Korrik 2024 / Gj. Sh

Drita po shkruan historinë, kalon në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës

Drita është kualifikuar rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

“Intelektualët” kaluan tutje pasi eliminuan skuadrën islandeze, Briedalbik, me rezultat të përgjithshëm 3-1, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen e dytë të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujëve, Drita shënoi fitore me rezultat 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kastriot Selmani, në minutën e 67-të.

Në rrethin e tretë, Drita do të përballet me fituesin r ndeshjes Auda – Cliftnoville./IndeksOnline/